Bota

Rusia dhe Koreja e Veriut do të nisin fluturimet e para direkte mes kryeqyteteve

Kompania Nordwind Airlines do të operojë një fluturim çdo muaj dhe koha e udhëtimit do të jetë afërsisht tetë orë, vendim që pason miratimin e fundit nga Rosaviatsiya për fluturime të rregullta mes dy vendeve

Alperen Aktaş  | 14.07.2025 - Përdıtësım : 14.07.2025
Rusia dhe Koreja e Veriut do të nisin fluturimet e para direkte mes kryeqyteteve Foto: AA/Arkiv

Stamboll

Ministria e Transportit e Rusisë ka njoftuar se fluturimet direkte mes Moskës dhe Pyongyangit do të fillojnë më 27 korrik, duke shënuar lidhjen ajrore të parë ndonjëherë midis kryeqytetit rus dhe atij të Koresë së Veriut, transmeton Anadolu.

Kompania Nordwind Airlines do të operojë një fluturim çdo muaj dhe koha e udhëtimit do të jetë afërsisht tetë orë, vendim që pason miratimin e fundit nga Rosaviatsiya për fluturime të rregullta mes dy vendeve.

“Kjo është hera e parë që kryeqytetet e Rusisë dhe Koresë së Veriut do të lidhen me fluturime direkte”, tha ministria ruse, duke shtuar se ky shërbim synon të krijojë gradualisht një kërkesë të qëndrueshme.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se Moska dhe Pyongyangi po punojnë për të zgjeruar lidhjet ajrore, pas rifillimit të shërbimeve hekurudhore në muajin qershor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.