Bota

Rusia dhe Bjellorusia planifikojnë prodhim të përbashkët të avionëve dhe dronëve

Duke folur në një takim në qytetin rus Volgograd me homologun e tij bjellorus, Putin tha se të dy liderët arritën një marrëveshje për të rritur bashkëpunimin industrial, konkretisht përmes sipërmarrjeve të përbashkëta në prodhimin e avionëve

Elena Teslova  | 29.04.2025 - Përdıtësım : 29.04.2025
Rusia dhe Bjellorusia planifikojnë prodhim të përbashkët të avionëve dhe dronëve

Moskë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se vendi i tij dhe Bjellorusia planifikojnë të krijojnë një fabrikë të përbashkët aviacioni për të prodhuar dronë dhe produkte të tjera, transmeton Anadolu.

Duke folur në një takim në qytetin rus Volgograd me homologun e tij bjellorus, Alexander Lukashenko, Putin tha se të dy liderët arritën një marrëveshje për të rritur bashkëpunimin industrial, konkretisht përmes sipërmarrjeve të përbashkëta në prodhimin e avionëve.

"Ne jemi të përgatitur të krijojmë një fabrikë së bashku me ekspertët tuaj, të kompletuar me një laborator të specializuar për dronë", tha Putin.

Presidenti rus theksoi se Rusia dhe Bjellorusia kanë përvojë të gjerë në projektet bashkëpunuese të avionëve që rrjedhin nga epoka sovjetike.

Ai gjithashtu përmendi planet për të eksploruar sfera të tjera të partneritetit me homologun e tij bjellorus.

"Qeveritë tona përkatëse vazhdimisht angazhohen në përpjekje bashkëpunuese. Si ju ashtu edhe unë, jemi të informuar për marrëveshjet që po finalizohen nga ekipet tona", tha Putin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.