Bota

Rusia: Data për raundin e ri të bisedimeve me Ukrainën do të caktohet kur të vlerësohen memorandumet

"Është e qartë se nevojitet kohë për të vlerësuar këto drafte. Data për raundin e ri të bisedimeve do të caktohet kur palët të jenë gati", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Dmitri Chirciu  | 04.06.2025 - Përdıtësım : 05.06.2025
Rusia: Data për raundin e ri të bisedimeve me Ukrainën do të caktohet kur të vlerësohen memorandumet

Moskë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se data për raundin e ri të bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës do të caktohet pasi të vlerësohen draft-memorandumet, transmeton Anadolu.

Ai theksoi se dy palët i kanë dorëzuar njëra-tjetrës draft-memorandumet që kanë përgatitur.

"Është e qartë se nevojitet kohë për të vlerësuar këto drafte. Data për raundin e ri të bisedimeve do të caktohet kur palët të jenë gati", tha Peskov.

Duke iu referuar sulmeve të Ukrainës në aeroportet ushtarake ruse me mjete ajrore pa pilot (dronë) gjatë fundjavës, Peskov tha se procesi i hetimit në lidhje me incidentin është duke vazhduar. "Do të bëhet çdo gjë që është e nevojshme për të zgjidhur krimin që është kryer", shtoi ai.

- "Shpërthim në Urën e Krimesë, por nuk ka dëme"

Kur u pyet nëse është kryer apo jo sulm në Urën e Krimesë, Peskov tha: "U regjistrua vërtet një shpërthim. Por, nuk ka dëme. Ura është funksionale. Administrata e Kievit vazhdon përpjekjet për të sulmuar infrastrukturën civile. Pala ruse po merr masat e nevojshme kundër kësaj".

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) tha se një sulm është kryer dje ndaj Urës së Krimesë që lidh territorin rus me Krimenë të cilën Rusia e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme.

Më tej u raportua se transporti detar në qytetin e Sevastopolit në Krime u ndalua.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.