Bota

Rusia dërgoi nga Siria në radhët e Haftarit kriminelët e luftës "Shabiha"

Rusia në këmbim të parave dërgoi në Libi 400 persona nga forca milice lokale "Shabiha" të cilët janë formuar në rajonin Al-Qamishli nga forcat e regjimit të Asadit

Mohamad Misto,Ethem Emre Özcan   | 19.09.2020
Rusia dërgoi nga Siria në radhët e Haftarit kriminelët e luftës "Shabiha"

Al-Qamishli

MOHAMAD MİSTO

Rusia në këmbim të parave dërgoi në radhët e Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në Libi, 400 pjesëtarë nga forca milice lokale e emërtuar "Shabiha" të cilët janë të lidhur me forcat e regjimit të Bashar Al-Asadit në rajonin Al-Qamishli në verilindje të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, Rusia vazhdon të forcojë me mercenarë nga Siria radhët e puçistit Haftar i cili mban shpresë nga luftëtarët e huaj në Libi.

Rusia në këmbim të parave dërgoi në Libi 400 persona nga forca milice lokale "Shabiha" të cilët janë formuar në rajonin Al-Qamishli nga forcat e regjimit të Asadit.

Mercenarët "Shabiha" që iu bashkuan radhëve të Haftarit në Libi, ditë më parë nga aeroporti në Al-Qamishli mbërritën në bazën ajrore ruse Himeymim në Latakia të Sirisë.

Procesin e dërgimit të mercenarëve "Shabiha" që janë përfshirë në shumë krime lufte, e zhvilloi Salim El-Hellush një prej drejtuesve të Partisë Baas në rajon.

Rusia u kryen një pagesë mujore rreth 1.500-2.000 dollarë mercenarëve të dërguar nga Siria në Libi.

Muajin e kaluar Rusia arriti marrëveshje me 1.000 pesona të moshës 20-45 vjeç në rajonin Al-Qamishli që ndodhet nën kontrollin e regjimit të Asadit në verilindje të vendit, që ata të luftojnë në radhët e Haftarit. Këto persona pritet së shpejti të dërgohen në Libi.

Numri i luftëtarëve mercenarë që Rusia ka dërguar deri më tani në radhët e Haftarit në Libi ka tejkaluar shifrën 5.000.

Në radhët e Haftarit ndodhen një numër i madh i luftëtarëve të huaj të tillë si mercenarë rusë, milicët "Janjaweed" të sjellë nga Sudani dhe rebelë të armatosur nga Çadi.

Milicia "Shabiha"

Forcat e milicisë lokale "Shabiha" u formuan nga regjimi i Asadit për të shtypur protestat paqësore që filluan në vitin 2011.

Milicët "Shabiha" të cilët njihen edhe si Forca të Mbrojtjes Kombëtare mbështeten edhe nga Irani.

Regjimi i Asadit, forcat "Shabiha" që kanë kryer krime lufte i futi edhe në Parlament në zgjedhjet parlamentare të "padrejta" që u mbajtën për herë të tretë në muajin korrik.

Veprimet e forcave "Shabiha", që janë përfshirë në shumë krime lufte, përfshijnë ekzekutime pa gjyq, vrasje masive, arrestime, tortura dhe arrestime, që janë reflektuar edhe në raportet e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın