Bota

Rusia: 4 autorë të sulmit në sallën e koncerteve janë arrestuar teksa ishin nisur për në Ukrainë

Po ashtu edhe Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se mësoi se një person tjetër po priste grupin në anën ukrainase të kufirit për të lehtësuar kalimin dhe për të siguruar mbulim

Elena Teslova  | 23.03.2024 - Përdıtësım : 23.03.2024
Rusia: 4 autorë të sulmit në sallën e koncerteve janë arrestuar teksa ishin nisur për në Ukrainë Foto: AA/Arkiv

Moskë

Komiteti Hetues i Rusisë ka bërë të ditur se katër autorë të sulmit të mbrëmshëm në sallën e koncerteve në rajonin e Moskës janë arrestuar në rajonin kufitar Bryansk derisa ishin drejtuar për në Ukrainë, transmeton Anadolu.

Po ashtu edhe Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se mësoi se një person tjetër po priste grupin në anën ukrainase të kufirit për të lehtësuar kalimin dhe për të siguruar mbulim.

“Në përpjekje për t’u arratisur, terroristët po shkonin drejt kufirit rusi-ukrainas. Kishin planifikuar të kalonin dhe kishin kontakte në anën ukrainase”, thuhet në njoftim.

Më herët, autoritetet ruse thanë se një autostradë kryesore që çon në Ukrainë ishte e mbyllur dhe rrugë të tjera të rëndësishme po monitoroheshin plotësisht.

Sulmuesit sulmuan sallën e koncerteve Crocus City në rajonin e Moskës mbrëmë vonë, ku hapën zjarr duke vrarë të paktën 93 persona, duke plagosur më shumë se 145 të tjerë dhe duke i vënë zjarrin vendit të ngjarjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.