Bota

Rusi, rastet e konfirmuara me COVID-19 arrijnë pothuajse 12 mijë

Ekipi rus i urgjencës po ashtu tha se në 24 orët e fundit 18 persona kanë vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në 94 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend

Elena Teslova  | 10.04.2020 - Përdıtësım : 11.04.2020
Rusi, rastet e konfirmuara me COVID-19 arrijnë pothuajse 12 mijë

Moskë

Sipas autoriteteve shëndetësore ruse, në vend numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) ka arritur në 11.917, pas 1.786 personave të diagnostifikuar në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipi rus i urgjencës po ashtu tha se në 24 orët e fundit 18 persona kanë vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në 94 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

Gjithsej 795 persona, njofton ekipi i urgjencës, po ashtu janë lëshuar nga spitalet pas shërimit të tyre të plotë.

Sipas zyrtarëve rusë, pothuajse gjysma e të sapo infektuarve janë persona nën moshën 45-vjeçare.

Në Rusi , Moska mbetet epiqendra e virusit COVID-19 me gjithsej 1.124 raste të reja.

Pasi për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës, virusi është përhapur në mbarë botën me epiqendër të re Evropën, pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza.

Bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, deri më tani nga virusi kanë vdekur mbi 96 mijë persona dhe janë infektuar mbi 1.6 milionë, ndërkohë janë shruar mbi 355 mijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın