Rusi, një i vrarë dhe tre të plagosur nga të shtënat me armë në një kolegj
Guvernatori i Rajonit të Krasnodarit, Veniamin Kondratyev, tha në Telegram se një roje u vra duke u përpjekur të ndalonte autorin e krimit
Moskë
Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave me armë në një institucion arsimor në qytetin rus Anapa në rajonin jugor Krasnodar, transmeton Anadolu.
Guvernatori i Rajonit të Krasnodarit, Veniamin Kondratyev, tha në Telegram se një roje u vra duke u përpjekur të ndalonte autorin e krimit.
"Deri më tani, ka një viktimë, një roje sigurie i cili ishte i pari që mori goditjen. Ai reagoi menjëherë dhe thirri forcat e rendit. Ai e pengoi sulmuesin të përparonte më tej në kolegjin teknik," tha ai.
Në një deklaratë të veçantë, shërbimi për shtyp i zyrës rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë për Territorin e Krasnodarit tha se tre persona u plagosën kur një student hapi zjarr në hollin e një kolegji teknik në Anapa. Sulmuesi u arrestua, tha ai.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
