Bota

Rusi, mbi 100 fluturime të vonuara ose të anuluara në Shën Petersburg pas sulmit me dronë nga Ukraina

Guvernatori i rajonit të Leningradit thotë se 60 dronë janë rrëzuar gjatë ditës së fundit në afrimin drejt qytetit

Elena Teslova  | 23.03.2026 - Përdıtësım : 23.03.2026
Rusi, mbi 100 fluturime të vonuara ose të anuluara në Shën Petersburg pas sulmit me dronë nga Ukraina

Moskë

Më shumë se 100 fluturime janë anuluar ose vonuar gjatë 24 orëve të fundit për shkak të një sulmi me dronë nga Ukraina, njoftoi sot aeroporti "Pulkovo" i Shën Petersburgut, transmeton Anadolu.

"Aeroporti 'Pulkovo' ka operuar nën kufizime të hapësirës ajrore për rreth tetë orë. 39 fluturime janë devijuar drejt aeroporteve alternative dhe 34 fluturime janë vonuar për më shumë se dy orë", thuhet në një deklaratë të shërbimit për media të aeroportit në Telegram.

Shtohet se edhe 30 fluturime në dalje janë anuluar. "Pasagjerët e fluturimeve të anuluara këshillohen të mos qëndrojnë në terminalin e aeroportit", thuhet më tej.

Ndërkohë, guvernatori i rajonit të Leningradit që rrethon Shën Petersburgun tha në një deklaratë të veçantë se më shumë se 60 dronë ukrainas janë rrëzuar gjatë afrimit drejt qytetit.

Sipas tij, linjat e energjisë elektrike dhe një depo nafte janë goditur gjatë sulmit.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se më shumë se 250 dronë janë rrëzuar në mbarë vendin gjatë natës.

Ukraina ende nuk ka komentuar mbi pretendimet e Rusisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.