Bota

Rusi, hiqet paralajmërimi për cunami në Kamchatka që u godit nga tërmeti

- Në një deklaratë me shkrim, Ministria ruse e Situatave të Emergjencave njoftoi se paralajmërimi për cunami në Kamchatka është hequr.

Emre Gürkan Abay  | 30.07.2025 - Përdıtësım : 31.07.2025
Rusi, hiqet paralajmërimi për cunami në Kamchatka që u godit nga tërmeti

Moskë

MOSKË (AA) - Paralajmërimi për cunami i lëshuar pas tërmetit me magnitudë 8.8 ballë në rajonin Kamchatka të Rusisë është hequr, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim, Ministria ruse e Situatave të Emergjencave njoftoi se paralajmërimi për cunami në Kamchatka është hequr.

Tërmeti 8.8 ballë ndodhi në Kamchatka rreth orës 3:00 të mëngjesit sipas kohës së Moskës. Tërmeti ishte më i fuqishmi që ka ndodhur në rajon që nga viti 1952.

Gjendja e jashtëzakonshme u shpall në qytetet Severo-Kurilsk në Sakhalin dhe Petropavlovsk-Kamchatskyi në rajonin e Kamchatka-s, të dyja të prekura nga tërmeti dhe cunami.

Disa ndërtesa në qytetet në fjalë u dëmtuan ndërsa nuk është raportuar për viktima.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın