Bota

Rusi, anulohen 485 fluturime gjatë fundjavës për shkak të sulmeve me dronë

- Në deklaratën nga Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror (Rosaviatsiya) thuhet se fluturimet në shumë aeroporte janë anuluar ose vonuar për shkak të sulmeve të vazhdueshme

Emre Gürkan Abay  | 07.07.2025 - Përdıtësım : 08.07.2025
Rusi, anulohen 485 fluturime gjatë fundjavës për shkak të sulmeve me dronë

Moskë

MOSKË (AA) - Raportohet se 485 fluturime u anuluan dhe afërsisht 1.900 fluturime u shtynë për shkak të sulmeve të kryera nga ushtria ukrainase me mjete ajrore pa pilot (UAV) gjatë fundjavës në Rusi, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të bërë nga Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror (Rosaviatsiya), u dha informacion në lidhje me sulmet intensive me dronë të kryera në vend në ditët e fundit.

Në deklaratë thuhet se fluturimet në shumë aeroporte janë anuluar ose vonuar për shkak të sulmeve të vazhdueshme.

"Sistemi i transportit ajror të Rusisë ka treguar rezistencë ndaj ndërhyrjeve të jashtme", thuhet në deklaratë. Gjithashtu thuhet se gjithsej 485 fluturime u anuluan dhe rreth 1.900 fluturime u vonuan në aeroportet në Shën Petersburg dhe Nizhny Novgorod.

Mediat ruse raportuan se kostoja e ndërprerjeve të fluturimeve të planifikuara për fundjavën mund të kalojë 20 miliardë rubla (rreth 250 milionë dollarë).

Që nga 5 korriku, ushtria ukrainase ka nisur sulme me dronë në qytete të ndryshme në Rusi, veçanërisht në kryeqytetin Moskë, dhe sistemet mbrojtëse të ushtrisë ruse kanë rrëzuar shumë dronë të Ukrainës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın