Bota

Rubio: Vendi për bisedime SHBA-Iran “ende është duke u përcaktuar”

“Ne menduam se kishim një forum të përcaktuar që ishte rënë dakord në Turqi. Dje pashë raporte kontradiktore nga pala iraniane që thoshin se ata nuk kishin rënë dakord për këtë, ndaj kjo çështje është ende duke u shqyrtuar”, tha ai

Rabia İclal Turan  | 04.02.2026 - Përdıtësım : 04.02.2026
Rubio: Vendi për bisedime SHBA-Iran “ende është duke u përcaktuar”

Washington

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të ditur se vendi ku do të mbahen bisedimet me Iranin “ende është duke u përcaktuar”, si dhe ka theksuar se diskutimet duhet të përfshijnë raketat balistike të Teheranit, programin e tij bërthamor, “mbështetjen rajonale të organizatave terroriste” dhe trajtimin e popullit të vet, transmeton Anadolu.

Duke folur në një konferencë për meda në Washington, përpara një takimi mbi mineralet kritike, Rubio tha se SHBA-ja fillimisht kishte besuar se ishte rënë dakord për një forum në Turqi.

“Ne menduam se kishim një forum të përcaktuar që ishte rënë dakord në Turqi. Ai u organizua nga një numër partnerësh që donin të merrnin pjesë dhe të ishin pjesë e tij. Dje pashë raporte kontradiktore nga pala iraniane që thoshin se ata nuk kishin rënë dakord për këtë, ndaj kjo çështje është ende duke u shqyrtuar”, tha ai.

Rubio theksoi se çdo bisedim me Iranin nuk do të nënkuptonte “legjitimim”.

“Që bisedimet të çojnë realisht në diçka domethënëse, ato duhet të përfshijnë disa çështje dhe kjo përfshin gamën e raketave të tyre balistike, përfshin mbështetjen e tyre për organizata terroriste në të gjithë rajonin, përfshin programin bërthamor dhe përfshin trajtimin e popullit të tyre”, tha Rubio.

Bisedimet bërthamore mes SHBA-së dhe Iranit, të planifikuara fillimisht të mbaheshin në Turqi, sipas disa raportimeve mediatike, tani pritet të zhvillohen në Oman.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın