Bota

Rubio: SHBA-ja po shqyrton mënyra për vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Sekretari amerikan Rubio paralajmëroi për projektligjet izraelite që synojnë aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar, duke thënë se një hap i tillë "është kërcënim për procesin e paqes"

Mohammad Sıo  | 24.10.2025 - Përdıtësım : 25.10.2025
Rubio: SHBA-ja po shqyrton mënyra për vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Stamboll

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyra për dislokimin e forcave ndërkombëtare në Gaza, ndoshta nën një mandat të Kombeve të Bashkuara, tha sot Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, raporton Anadolu.

"Disa nga këto vende nuk mund të marrin pjesë nëse nuk kanë mandat nga OKB-ja", u tha Rubio gazetarëve në qendrën e koordinimit SHBA-Izrael për Gazën, në qytetin Kiryat Gat, në jug të Izraelit.

"Kështu që ndoshta do të ketë një rezolutë të OKB-së, kjo është një rrugë. Mund të kemi edhe një marrëveshje ndërkombëtare. Po punojmë për këtë. Do të gjejmë formulën e duhur për ta bërë. Ndoshta nëpërmjet OKB-së", shtoi ai.

Rubio paralajmëroi gjithashtu për projektligjet izraelite që synojnë aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar, duke thënë se një hap i tillë "është kërcënim për procesin e paqes".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın