Bota

Rrëzohet një avion F-16 i forcave ajrore greke në Detin Egje

Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore të Greqisë u rrëzua gjatë një fluturimi trajnues në brigjet e ishullit Psathoura në Detin Egje

Ayhan Mehmet  | 20.03.2024 - Përdıtësım : 21.03.2024
Rrëzohet një avion F-16 i forcave ajrore greke në Detin Egje

Komotini

Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore të Greqisë u rrëzua gjatë një fluturimi trajnues në brigjet e ishullit Psathoura në Detin Egje, transmeton Anadolu.

Sipas mediave greke, avioni F-16 që i përket Krahut të 110-të Gjuetar të flotës 337, u ngrit nga baza ajrore Larisa dhe mori pjesë në fluturimin stërvitor me 4 avionë luftarakë.

Avioni luftarak F-16 u rrëzua në brigjet e ishullit Psathoura në Detin Egje.

Piloti shpëtoi duke u hedhur nga avioni me parashutë dhe pasi u gjet si rezultat i punimeve të kërkim-shpëtimit u dërgua në spital.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın