Rrënojat e përmbytjeve mbulojnë xhaminë në provincën Aceh në Indonezi, numri i viktimave afër 1.000
Autoritetet njoftuan se 226 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërsa 884.889 banorë janë zhvendosur nga katastrofa
Tanjung Karang
Rrënoja dhe grumbuj të mëdhenj druri kanë mbuluar oborrin e Xhamisë Mukhlisin në fshatin Tanjung Karang, pas përmbytjeve shkatërruese në provincën Aceh të Indonezisë, raporton Anadolu.
Rajoni Aceh Tamiang u godit rëndë nga katastrofa, duke lënë nën rrënoja objekte fetare dhe arsimore.
Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive raportoi se përmbytjet e vrullshme dhe rrëshqitjet e dheut në Aceh, Sumatrën e Veriut dhe Sumatrën Perëndimore kanë marrë jetën e të paktën 995 njerëzve.
Autoritetet njoftuan se 226 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërsa 884.889 banorë janë zhvendosur nga katastrofa.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
