Rritje e numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Serbi, regjistrohen 326 të infektuar
Deri më tani, gjithsej janë regjistruar 36.608 raste me infeksionin, ndërsa 441 persona aktualisht janë të hospitalizuar
Beograd
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit dy persona humbën jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19), ndërsa janë regjistruar 326 raste të reja, që është një rritje në krahasim me ditët e mëparshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Deri më tani, gjithsej janë regjistruar 36.608 raste me infeksionin, ndërsa 441 persona aktualisht janë të hospitalizuar.
Në 24 orët e fundit janë testuar 7.242 persona, ndërsa prej tyre 326 kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona, me çka numri i të vdekurve është rritur në 780. Në respiratorë gjenden 25 pacientë.
Deri më tani në Serbi janë testuar 1.249.106 qytetarë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.