Bota

Rritet në 82 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas të SHBA-së

- Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar për disa persona që u zhdukën nga përmbytjet që ndodhën kur lumi Guadalupe në qytezën Kerr u rrit 8 metra për shkak të reshjeve të papritura të dendura që filluan të premten

Ahmet Furkan Mercan  | 07.07.2025 - Përdıtësım : 07.07.2025
Rritet në 82 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas të SHBA-së

Ankara

KERRVILLE (AA) - Numri i personave që kanë humbur jetën në katastrofën e përmbytjeve në shtetin amerikan të Teksasit është rritur në 82, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të ndarë nga burimet lokale në qytezën Kerr të Teksasit, thuhet se është rritur në 82 numri i personave që kanë humbën jetën në katastrofën e përmbytjeve të shënuara si pasojë e reshjeve të dendura të shiut më 4 korrik.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar për disa persona që u zhdukën nga përmbytjet që ndodhën kur lumi Guadalupe në qytezën Kerr u rrit 8 metra për shkak të reshjeve të papritura të dendura që filluan të premten.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, njoftoi në një deklaratë se 41 persona janë të zhdukur në gjithë shtetin dhe se mund të ketë të zhdukur edhe më shumë.

Autoritetet vunë në dukje se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre derisa të gjenden të gjithë të kërkuarit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e shpalli qytezën Kerr një zonë katastrofe për shkak të katastrofës së përmbytjeve në Teksas.


- Ngjarja

Lumi Guadalupe në qytezën Kerr doli nga shtrati dhe shkaktoi përmbytje si pasojë e reshjeve të papritura të dendura që filluan më 4 korrik në shtetin Teksas në jug të SHBA-së.

Guvernatori i Teksasit, Gregg Abbott, deklaroi në një postim në llogarinë e tij X se ata kanë mobilizuar të gjitha burimet për të luftuar përmbytjet shkatërruese, ndërsa zyrtarët lokalë raportuan se në zonën e fatkeqësisë ka gati 50.000 njerëz dhe se përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar.

Zyrtarët lokalë republikanë të shtetit kritikuan për dështim në ofrimin e paralajmërimeve të mjaftueshme dhe parashikimeve të sakta para fatkeqësisë, Shërbimin Kombëtar të Motit (NWS), buxhetin e të cilit Presidenti Trump e uli si pjesë e politikave të tij të kursimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın