Rritet në 71.395 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Në spitale janë sjellë 7 të plagosur dhe 4 trupa të palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite
Gaza
Është rritur në 71.395 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit lidhur me viktimat dhe të plagosurit në sulmet e Izraelit si dhe trupat e nxjerrë së fundmi nga rrënojat.
Në spitale janë sjellë 7 të plagosur dhe 4 trupa të palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite. Thuhet se tre nga ata që humbën jetën janë viktima të sulmeve të mëparshme dhe të nxjerrë nga rrënojat ndërsa një person u vra në një sulm të ri.
Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, në sulmet izraelite janë vrarë 424 persona, janë plagosur 1.199 të tjerë ndërsa 685 trupa janë nxjerrë nga rrënojat.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 71.395 ndërsa numri i të plagosurve në 171.287.
- Armëpushimi në Gaza dhe marrëveshja për shkëmbimin e pengjeve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi më 9 tetor se Izraeli dhe Hamasi kishin miratuar fazën e parë të planit të armëpushimit në Gaza gjatë negociatave që po zhvilloheshin në Egjipt.
Marrëveshja e nënshkruar në Egjipt ku u zhvilluan negociatat, hyri në zbatim më 10 tetor me miratimin e qeverisë izraelite.
Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Rripin e Gazës, ushtria izraelite vazhdon herë pas here sulmet e saj ndaj palestinezëve me pretendime të ndryshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
