Bota

Rritet në 64.522 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 64.522, ndërsa numri i të plagosurve në 163.096

Esat Fırat  | 08.09.2025 - Përdıtësım : 08.09.2025
Rritet në 64.522 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Stamboll

Është rritur në 64.522 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.

Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 67 palestinezë të vrarë dhe 320 të tjerë të plagosur. Të paktën 11.976 palestinezë janë vrarë dhe 51.055 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.

Të paktën 14 palestinezë u vranë dhe 85 të tjerë u plagosën në 24 orët e fundit, në sulmet ku u shënjestruan ata që po prisnin për ndihmë humanitare.

Është rritur në 2.430 numri i personave të vrarë dhe në 17.794 i të plagosurve që nga 27 maji në sulmet sistematike që shënjestrojnë palestinezët në të ashtuquajturat pika shpërndarjeje të ndihmave në Gaza, të drejtuara nga Izraeli dhe SHBA-ja.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 64.522, ndërsa numri i të plagosurve në 163.096.

Bëhet e ditur se mijëra të vdekur ndodhen ende nën rrënoja në Rripin e Gazës.

Në 24 orët e fundit nga uria kanë vdekur 6 persona të tjerë

Në deklaratën e ministrisë me shkrim thuhet se në 24 orët e fundit nga uria dhe kequshqyerja kanë vdekur 6 persona të tjerë, përfshirë 2 fëmijë.

Thuhet se numri i njerëzve që kanë vdekur nga uria që nga 7 tetori 2023 e deri më tani në Rripin e Gazës është rritur në 393, prej të cilëve 140 janë fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın