Bota

Rritet në 56.531 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 28 të vrarë dhe 223 të tjerë të plagosur

Muhammed Emin Canik  | 30.06.2025 - Përdıtësım : 30.06.2025
Rritet në 56.531 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Stamboll

Është rritur në 56.531 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.

Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 28 të vrarë dhe 223 të tjerë të plagosur.

Të paktën 6.203 palestinezë janë vrarë dhe 21.601 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 56.531 ndërsa numri i të plagosurve në 133.642.

Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vrarë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın