Rritet në 55.493 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
- Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 61 të vrarë dhe 397 të tjerë të plagosur.

Gaza
GAZA (AA) - Është rritur në 55.493 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.
Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 61 të vrarë dhe 397 të tjerë të plagosur.
Të paktën 5.194 palestinezë janë vrarë dhe 17.729 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 55.493 ndërsa numri i të plagosurve në 129.320.
Më tej bëhet e ditur numri i njerëzve të vrarë në sulme sistematike që synojnë palestinezët në zonat e shpërndarjes të krijuara nën maskën e ndihmës humanitare nga "Fondacioni Humanitar i Ndihmës në Gaza" i udhëhequr nga Izraeli dhe SHBA-ja që nga 27 maji është rritur në 397 dhe se të paktën janë plagosur 3.031 persona.
Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vrarë.