Bota

Rritet në 15 numri i të vdekurve nga sulmi i DEASH-it në Irak

Militantët e DEASH-it kanë sulmuar fshatin al-Rashad në provincën Diyala me snajper dhe mitralozë të martën në mbrëmje

Ekip  | 27.10.2021 - Përdıtësım : 28.10.2021
Rritet në 15 numri i të vdekurve nga sulmi i DEASH-it në Irak

Bagdad

Numri i të vdekurve nga sulmi i DEASH-it në Irakun lindor është rritur në 15, sipas një burimi spitalor lokal, raporton Anadolu Agency (AA).

Militantët e DEASH-it kanë sulmuar fshatin Al-Rashad në provincën Diyala me snajper dhe mitralozë të martën në mbrëmje.

Burimi, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se 13 persona të tjerë u plagosën në sulm.

Ministria irakiane e Mbrojtjes më herët tha se 11 persona janë vrarë në sulmin e DEASH-it.

Sulmuesit ishin larguar të padëmtuar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, kryeministri irakian, Mustafa al-Kadhimi, urdhëroi ushtrinë irakiane të rrisë mbledhjen e inteligjencës për të ndihmuar në shmangien e sulmeve të ngjashme.

Në muajt e fundit, terroristët e DEASH-it kanë përshkallëzuar sulmet e tyre, veçanërisht në zonën midis Kirkukut, Salahuddinit dhe Diyalas, i njohur si "Trekëndëshi i Vdekjes".​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın