Rritet në 104 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas të SHBA-së
- Operacionet e shpëtimit dhe të rimëkëmbjes janë duke vazhduar, ndërsa mundësia për të gjetur më shumë të mbijetuar u zbeh në ditën e katërt të kërkimit

Shkup
SHKUP (AA) - Numri i personave që kanë humbur jetën në katastrofën e përmbytjeve në shtetin amerikan të Teksasit është rritur në 104, raporton Anadolu.
Pasi Lumi Guadalupe doli nga shtrati, shkaktoi një katastrofë që rezultoi me vdekjen e mbi 100 personave në të gjithë rajonin, përfshirë kampistë dhe stafin.
Operacionet e shpëtimit dhe të rimëkëmbjes janë duke vazhduar, ndërsa mundësia për të gjetur më shumë të mbijetuar u zbeh në ditën e katërt të kërkimit.
Midis të vdekurve ishin të paktën 27 kampistë dhe anëtarë të stafit nga një kamp veror, ku 11 persona ende rezultojnë të zhdukur.
Lumi Guadalupe në qytezën Kerr doli nga shtrati dhe shkaktoi përmbytje si pasojë e reshjeve të papritura të dendura që filluan më 4 korrik në shtetin Teksas në jug të SHBA-së.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.