Bota

Rritet në 48.503 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Konfirmohet se 36 trupa të pajetë dhe 14 të plagosur kanë mbërritur në spitale në 24 orët e fundit

Safiye Karabacak  | 11.03.2025 - Përdıtësım : 11.03.2025
Rritet në 48.503 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Istanbul

Në spitalet në Rripin e Gazës ku u arrit një armëpushim pas sulmeve izraelite që kanë vazhduar që nga 7 tetori 2023, gjatë 24 orëve të fundit janë transferuar trupat e pajetë të 36 palestinezëve, 32 prej të cilëve janë nxjerrë nga rrënojat, transmeton Anadolu.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka ndarë informacionin më të fundit për të vrarët dhe të plagosurit si rezultat i sulmeve të ushtrisë izraelite pas marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve të arritur midis Izraelit dhe Hamasit më 19 janar.

Konfirmohet se 36 trupa të pajetë dhe 14 të plagosur kanë mbërritur në spitale në 24 orët e fundit. Mësohet se 32 prej atyre që kanë humbur jetën janë nxjerrë nga rrënojat dhe se 4 prej tyre kanë humbur jetën në sulmet e kryera ditën e fundit.

Numri i palestinezëve që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, ka arritur në 48.503 dhe numri i të plagosurve është rritur në 111.927.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve të arritur me Hamasin, Izraeli vazhdon të shkelë shpesh armëpushimin në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın