Rritet në afro 41.200 numri i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite në Gaza
Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha po ashtu në rreth 95.280 persona të tjerë janë plagosur në ofensivën e Izraelit
Ankara
Gjatë dy ditëve të fundit, ushtria izraelite vrau 64 palestinezë të tjerë në sulmet në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga 7 tetori i vitit të kaluar në 41.182, tha sot Ministria e Shëndetësisë e enklavës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, ministria tha po ashtu në rreth 95.280 persona të tjerë janë plagosur në ofensivën e Izraelit.
“Forcat izraelite vranë 64 persona dhe plagosën 155 të tjerë në katër masakra ndaj familjeve në 48 orët e fundit”, tha ministria.
“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, shtoi ajo.
Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Gaza që nga sulmi tetorin e kaluar nga grupi palestinez Hamas, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm.
Sulmet izraelite kanë zhvendosur pothuajse gjithë popullsinë e territorit, krahas një bllokade të vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.
Izraeli përballet me akuza për gjenocid për veprimet e tij në Gaza në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.