Rritet në 69.513 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Në 48 orët e fundit thuhet se në sulmet izraelite kanë humbur jetën 5 palestinezë, janë plagosur 33 të tjerë dhe se nga rrënojat janë nxjerrë trupat e 2 palestinezëve
Istanbul
Është rritur në 69.513 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet e Izraelit.
Në 48 orët e fundit thuhet se në sulmet izraelite kanë humbur jetën 5 palestinezë, janë plagosur 33 të tjerë dhe se nga rrënojat janë nxjerrë trupat e 2 palestinezëve.
Deklarata vë në dukje se që nga fillimi i armëpushimit në sulmet izraelite janë vrarë 280 persona, janë plagosur 672 të tjerë ndërsa 571 trupa janë nxjerrë nga rrënojat.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 69.513 ndërsa numri i të plagosurve në 170.745.
Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Rripin e Gazës, ushtria izraelite vazhdon herë pas here sulmet e saj ndaj palestinezëve me pretendime të ndryshme.
