Bota

Rritet në 69.185 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 68.185, ndërsa numri i të plagosurve në 170.698

Gülşen Topçu  | 12.11.2025 - Përdıtësım : 13.11.2025
Rritet në 69.185 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Istanbul

Është rritur në 69.185 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet e Izraelit.

Në 24 orët e fundit në spitalet e Gazës janë sjellë 4 të plagosur si dhe trupat e 3 palestinezëve të nxjerrë nga rrënojat.

Deklarata vë në dukje se që nga fillimi i armëpushimit në sulmet izraelite kanë humbur jetën gjithsej 245 persona, janë plagosur 627 të tjerë dhe 532 trupa janë nxjerrë nga rrënojat.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 68.185, ndërsa numri i të plagosurve në 170.698.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Rripin e Gazës, ushtria izraelite vazhdon herë pas here sulmet e saj ndaj palestinezëve me pretendime të ndryshme.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın