Rritet në 67.183 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Në 24 orët e fundit në spitalet e Gazës janë sjellë 10 palestinezë të vrarë dhe 61 të tjerë të plagosur

Istanbul
Është rritur në 67.183 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 8 tetori 2023, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.
Në 24 orët e fundit në spitalet e Gazës janë sjellë 10 palestinezë të vrarë dhe 61 të tjerë të plagosur. Të paktën 13.588 palestinezë janë vrarë dhe 57.800 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.
Është rritur në 2.613 numri i personave të vrarë dhe mbi 19.164 i të plagosurve që nga 27 maji në sulmet sistematike që shënjestrojnë palestinezët në të ashtuquajturat pika shpërndarjeje të ndihmave në Gaza, të drejtuara nga Izraeli dhe SHBA-ja.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 8 tetori 2023 është rritur në 67.183 ndërsa numri i të plagosurve në 169.841.
Thuhet se mijëra të vdekur ndodhen ende nën rrënoja në Rripin e Gazës.