Bota

Rritet në 60.933 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 94 të vrarë dhe 439 të tjerë të plagosur

Halime Afra Aksoy  | 04.08.2025 - Përdıtësım : 04.08.2025
Rritet në 60.933 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza Foto: Khames Alrefi/AA

Stamboll

Është rritur në 60.933 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.

Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 94 të vrarë dhe 439 të tjerë të plagosur.

Të paktën 9.440 palestinezë janë vrarë dhe 37.986 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.

Është rritur në 1.516 numri i personave të vrarë dhe në 10.067 numri i të plagosurve si pasojë e sulmeve sistematike që shënjestrojnë palestinezët në zonat e shpërndarjes të krijuara që nga 27 maji nën maskën e ndihmës humanitare nga "Fondacioni Humanitar i Ndihmës për Gazën" i udhëhequr nga Izraeli dhe SHBA-ja.

Gjatë 24 orëve të fundit, 5 palestinezë të tjerë kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës ku Izraeli imponon urinë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 180, prej të cilëve 93 janë fëmijë.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 60.933 ndërsa numri i të plagosurve në 150.027.

Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vrarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın