Bota

Rritet në 42.344 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 55 palestinezë, ndërsa 329 të tjerë janë plagosur

Safiye Karabacak  | 15.10.2024 - Përdıtësım : 16.10.2024
Rritet në 42.344 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Ankara

Është rritur në 42.344 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 375 ditësh në Rripin e Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 55 palestinezë, ndërsa 329 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 42.344 ndërsa i të plagosurve në 99.013.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se nën rrënoja ka ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın