Bota

Rritet në 184 numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së klubit të natës në Republikën Dominikane

Në rajon vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit për personat e mbetur nën rrënoja si pasojë e shembjes

Ekip  | 10.04.2025 - Përdıtësım : 11.04.2025
Rritet në 184 numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së klubit të natës në Republikën Dominikane

Santo Domingo

Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë në një klub nate në Republikën Dominikane, është rritur në 184, transmeton Anadolu.

Çatia e ambientit të argëtimit "Jet Set" në Santo Domingo u shemb të martën teksa brenda saj ndodheshin të paktën 300 persona.

Në rajon vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit për personat e mbetur nën rrënoja si pasojë e shembjes.


- Tre ditë zie

Presidenti i Republikës Dominikane, Luis Abinader, ka shpallur tre ditë zie pas katastrofës.

Abinader i cili inspektoi vendin e ngjarjes, tha se ishte thellësisht i pikëlluar nga tragjedia. "Të gjitha organizatat e shpëtimit kanë dhënë ndihmën e nevojshme dhe po punojnë pa u lodhur në përpjekjet e shpëtimit", tha ai.

"Jet Set" konsiderohet si një nga vendet më të njohura argëtuese në Republikën Dominikane për sa i përket pjesëmarrjes në aktivitetet e saj në mbrëmjet e të hënës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın