Bota

Rritet mbi 54 mijë numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 79 të vrarë dhe 163 të tjerë të plagosur

Muhammed Emin Canik  | 27.05.2025 - Përdıtësım : 28.05.2025
Rritet mbi 54 mijë numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Stamboll

Me 79 të vrarë në 24 orët e fundit ka arritur në 54.056 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.

Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 79 të vrarë dhe 163 të tjerë të plagosur.

Të paktën 3.901 palestinezë janë vrarë dhe 11.088 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 54.056 ndërsa numri i të plagosurve në 123.129.

Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vrarë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın