Bota

Rripi i Gazës i shkatërruar nga ushtria izraelite filmohet nga qyteti Sderot

- Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) në një deklaratë më parë tha se lufta e vazhdueshme e Izraelit ka shkatërruar 92 për qind të shtëpive palestineze në Rripin e Gazës.

Alban Agushi  | 10.07.2025 - Përdıtësım : 11.07.2025
Rripi i Gazës i shkatërruar nga ushtria izraelite filmohet nga qyteti Sderot

Ankara

SDEROT (AA) - Rripi i Gazës nën bllokadë, i shkatërruar nga sulmet brutale të ushtrisë izraelite gjatë 21 muajve të fundit, u filmua nga qyteti Sderot në jug të Izraelit, raporton Anadolu.

Sulmet izraelite i kanë shndërruar ndërtesat në rrënoja ndërsa gjurmët e sulmeve vërehen në shtëpitë në të gjithë pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Në pamje shihet tymi që ngrihet nga zonat e shënjestruara nga sulmet izraelite, së bashku me lëvizjen e tankeve dhe automjeteve ushtarake izraelite përgjatë kufirit.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) në një deklaratë më parë tha se lufta e vazhdueshme e Izraelit ka shkatërruar 92 për qind të shtëpive palestineze në Rripin e Gazës.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, është rritur në 57.680 ndërsa numri i të plagosurve në 137.409.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.