Bota

Rreziku i zjarreve në pyje vazhdon të jetë i lartë në Turqi dhe në Mesdhe, të ndikuar nga nxehtësia ekstreme

Temperaturat që tejkalojnë 40 gradë Celsius po ndikojnë negativisht në jetën e përditshme në rajon, ku shumë vende po përballen me zjarret e vazhdueshme në pyje dhe rreziqet e shkaktuara nga zjarret

Lejla Biogradlija, Eren Beksaç  | 24.07.2025 - Përdıtësım : 24.07.2025
Rreziku i zjarreve në pyje vazhdon të jetë i lartë në Turqi dhe në Mesdhe, të ndikuar nga nxehtësia ekstreme

Ankara

Përderisa temperaturat mbeten shumë të larta në të gjithë Evropën, veçanërisht në vendet që kufizohen me Mesdheun, shumë vende po përballen me zjarret e vazhdueshme në pyje dhe rreziqet e shkaktuara nga zjarret, raporton Anadolu.

Temperaturat që tejkalojnë 40 gradë Celsius po ndikojnë negativisht në jetën e përditshme në rajon, ndërkaq po lëshohen paralajmërime se rreziku i zjarreve në pyje të shkaktuara nga këto temperatura të larta do të vazhdojë në ditët në vijim në Turqi dhe në vendet evropiane që kanë brigje në Mesdhe.

Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) dhe Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus, 1.250 zjarre janë zbuluar në Evropë që nga fillimi i vitit 2025. Ky numër ishte 861 vitin e kaluar.

Këtë vit, afërsisht 240.000 hektarë tokë në rajon u shndërruan në hi si pasojë e zjarreve në pyje.

- Shumë vende janë në rrezik "shumë ekstrem" nga zjarri

Në hartën e rrezikut për zjarr të krijuar nga Indeksi i Zjarrit (FWI) midis 22-28 korrikut, shumë vende u paraqitën me nuanca të ndryshme të kuqe që tregonin nivele "shumë ekstreme", "ekstreme", "shumë të larta" dhe "të larta".

Të dhënat e hartës tregojnë rrezikun e zjarrit në një nivel "shumë ekstrem" në vende si bregu jugor i Italisë, Norvegjia, Suedia dhe Finlanda, ndërsa thuhet se temperaturat e ajrit janë shumë mbi normalen në këto vende dhe moti i thatë është efektiv.

Ndërsa rajoni i Ballkanit, Greqia dhe Turqia janë në nivelin "ekstrem", duke përbërë grupin e dytë më të madh të rrezikut.

Spanja dhe Portugalia ishin gjithashtu në kategorinë "shumë të lartë", vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore u gjetën gjithashtu në një nivel më të ulët krahasuar me rajonin.

- Zjarret në pyje vazhdojnë

Ndërkohë, vazhdon lufta kundër zjarreve në pyje të shkaktuara nga moti i nxehtë.

Në hartën e situatës së zjarreve të përditësuar nga EFFIS në faqen e saj zyrtare të internetit, Turqia, Administrata Greke e Qipros Jugore, Bullgaria, Shqipëria dhe Gjermania u treguan midis vendeve ku vazhdojnë zjarret aktive.

EFFIS vuri në dukje se vala e të nxehtit në rajon do të vazhdojë në ditët në vijim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.