Bota

Rreth 2 milionë muslimanë fillojnë pelegrinazhin vjetor të Haxhit në Arabinë Saudite

Haxhinjtë nesër do të ngjiten në malin Arafat, kulmin e pelegrinazhit të Haxhit

Betül Yılmaz  | 04.06.2025 - Përdıtësım : 05.06.2025
Rreth 2 milionë muslimanë fillojnë pelegrinazhin vjetor të Haxhit në Arabinë Saudite

Istanbul

Gati dy milionë besimtarë muslimanë kryejnë udhëtimin shpirtëror të pelegrinazhit të Haxhit në Mekë të Arabisë Saudite, raporton Anadolu.

Haxhinjtë kryen tavafin rreth Qabes në zemër të qytetit të shenjtë të Mekës dhe filluan të lëvizin drejt Minës, një qytet i madh tendash, duke shënuar hapin e parë të ritualeve të Haxhit.

Ata aty do ta kalojnë natën në Mina duke u lutur dhe duke u përgjëruar, në përgatitje për ngjitjen nesër në malin Arafat.

Kanali saudit Al-Ekhbariya tha se haxhinjtë do të arrijnë në Mina me autobusë dhe trena "sipas planeve të transportit të organizuar" dhe "me një angazhim të qartë".

Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga autoritetet saudite, më shumë se 1.47 milionë haxhinjë kanë mbërritur në Mekë për pelegrinazhin e Haxhit. Numri i përgjithshëm pritet të rritet me pelegrinët vendas që do të arrijnë në dy milionë.

Vitin e kaluar, mbi 1.8 milionë haxhinjë nga 200 vende të botës kryen ritualin.

Haxhi është shtylla e pestë e besimit islam, një adhurim që duhet të kryhet nga të gjithë muslimanët, nëse kanë mundësi financiare të paktën një herë në jetën e tyre.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın