Bota

Rreth 1.600 tërmete në jugperëndim të Japonisë në 16 ditët e fundit

- Që nga 3 korriku e deri më tani vazhdon evakuimi i banorëve me tragete nga arkipelagu.

Ahmet Furkan Mercan  | 07.07.2025 - Përdıtësım : 07.07.2025
Rreth 1.600 tërmete në jugperëndim të Japonisë në 16 ditët e fundit

Ankara

ANKARA (AA) - Në arkipelagun Tokara në jugperëndim të Japonisë, në 16 ditët e fundit janë regjistruar 1.592 tërmete me fuqi të ndryshme, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë (JMA), arkipelagu i cili është pjesë e Prefekturës Kagoshima, është tronditur nga tërmete gjatë 16 ditëve të fundit.

Të dhënat tregojnë se 1.592 tërmete që ndryshojnë nga 1 deri në 6 ballë u shënuan në arkipelag midis 21 qershorit dhe 7 korrikut. Tërmetet më të fundit në rajon ishin 4.9 dhe 5.5 ballë më 6 korrik dhe 5.1 ballë më 7 korrik në orën 12:12 sipas kohës lokale.

Agjencia zyrtare e lajmeve "Kyodo" raportoi se nuk janë shënuar viktima, të plagosur apo dëme materiale në lidhje me tërmetet në rajon. Që nga 3 korriku e deri më tani vazhdon evakuimi i banorëve me tragete nga arkipelagu.


- Rrezik për shembjeje shtëpish dhe rrëshqitje të tokës

Zëvendës sekretari i kabinetit, Aoki Kazuhiko tha se po përpiqen të evakuojnë banorët e rajonit të ishullit.

"Rreziku i shembjes së shtëpive dhe rrëshqitjeve të dheut rritet në zonat ku lëkundjet janë të forta", tha Aoki duke paralajmëruar kundër hyrjes në zona të rrezikshme nëse nuk është e nevojshme.

Në arkipelagun Tokara që përfshin një zonë prej 160 kilometrash, u shënuan 346 tërmete në shtator 2023 dhe 308 në dhjetor 2021.

Që nga qershori 2025, afër 670 banorë jetojnë në arkipelagun Tokara, i cili ka një sipërfaqe prej 100 kilometrash katrorë dhe përbëhet nga 7 ishuj kryesorë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın