Rreth 11 mijë persona të prekur nga përmbytjet në Malajzi
Shtetet Kedah, Kelantan, Penang, Perak, Perlis, Terengganu dhe Selangor u goditën nga përmbytjet
Istanbul
Rreth 11 mijë persona u prekën që nga mëngjesi i së hënës nga përmbytjet në shtatë shtete të Malajzisë, me Kelantanin që mbajti barrën kryesore të katastrofës, transmeton Anadolu.
Shteti verilindor raportoi 8.248 të prekur nga përmbytjet nga 3.022 familje sot në mëngjes, një rritje e konsiderueshme nga 7.830 natën e kaluar, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Bernama.
Sipas autoriteteve, situata në Kelantan mbetet kritike me reshjet e dendura të shiut që vazhdojnë në zonë.
Shtetet e tjera po përballen gjithashtu me rritjen e nivelit të ujërave të përmbytjeve. Në Perlis, numri i të prekurve u rrit ndjeshëm në 811 persona nga 243 familje krahasuar nga vetëm 114 persona nga 35 familje natën e kaluar.
Penang regjistroi gjithashtu rritje të të prekurve nga përmbytjet, duke arritur në 242 persona nga 57 familje, ndërsa Peraku raportoi rritje të të prekurve nga përmbytjet. Kedah dhe Terengganu shënuan rënie të të prekurve nga përmbytjet.
Ndërkohë, Selangori është bërë shteti i fundit që është prekur nga përmbytjet, duke i shtuar listës në rritje të rajoneve që kanë nevojë për reagim emergjent dhe përpjekje për ndihmë.
