Bota

Rrëzohet Papa Françesku, lëndon krahun e djathtë

Si masë paraprake, Papa 88-vjeçar iu nënshtrua trajtimit duke ia bërë të palëvizshëm krahun

Ahmet Gençtürk  | 16.01.2025 - Përdıtësım : 17.01.2025
Rrëzohet Papa Françesku, lëndon krahun e djathtë

Athinë

Papa Françesku u rrëzua dhe për pasojë lëndoi krahun e djathtë, transmeton Anadolu.

Siç njoftoi Zyra për media e Vatikanit, Papa Françesku u rrëzua në shtëpinë "Domus Sanctae Marthae", të njohur gjithashtu si Shtëpia e Shën Martës, ku ai ka jetuar që kur erdhi në krye të Kishës Katolike në vitin 2013. Sipas njoftimit, Papa pësoi një kontuzion në parakrahun e djathtë, por nuk janë konstatuar fraktura.

Si masë paraprake, Papa 88-vjeçar iu nënshtrua trajtimit duke ia bërë të palëvizshëm krahun. Megjithatë, ai vazhdoi agjendën e tij në mëngjes, duke kryer seanca të ndryshme të planifikuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın