Bota

Rrëzohet një avion në Honduras, të paktën 6 të vdekur

Avioni, i cili u ngrit nga Aeroporti "Juan Manuel Galvez" për të shkuar në qytetin Trujillo, u rrëzua në det në brigjet e ishullit Roatan menjëherë pas nisjes

Sinan Doğan  | 18.03.2025 - Përdıtësım : 18.03.2025
Rrëzohet një avion në Honduras, të paktën 6 të vdekur

Bolivar

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit në det të një avioni të vogël me 17 persona në bord , në shtetin e Amerikës Qendrore, Honduras, transmeton Anadolu.

Guvernatori i Roatan-it, Hugo Varela, në një deklaratë për gazetarët, tha se avioni, i cili u ngrit nga Aeroporti "Juan Manuel Galvez" për të shkuar në qytetin Trujillo, u rrëzua në det në brigjet e ishullit Roatan menjëherë pas nisjes.

Ai njoftoi se gjatë punimeve të kërkim-shpëtimit deri më tani kanë arritur në trupat e pajetë të 6 personave, duke treguar se ekipet vazhdojnë punën në terren.

Sipas mediave lokale, avioni ka marrë flakë pasi është rrëzuar në det. Për këtë arsye, përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë me vështirësi.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın