Rrëzohet një avion menjëherë pas ngritjes në Sudanin Jugor, 20 të vdekur
“Njëzet janë konfirmuar të vdekur dhe një ka mbijetuar, megjithëse ai është në gjendje kritike dhe është shtruar në një spital në Shtetin Uniteti”, tha për Anadolu Gatwech Bipal, ministër i informacionit dhe komunikimit i shtetit

Juba
XHUBA/ISTANBUL (AA) – Njëzet persona kanë humbur jetën pasi një avion me 21 persona u rrëzua në Sudanin Jugor sot, njoftojnë autoritetet, transmeton Anadolu.
“Njëzet janë konfirmuar të vdekur dhe një ka mbijetuar, megjithëse edhe ai është në gjendje kritike dhe është shtruar në një spital në Shtetin Uniteti”, tha për Anadolu Gatwech Bipal, ministër i informacionit dhe komunikimit i shtetit.
Në mesin e të vdekurve ka pasur shtetas indianë dhe kinezë.
Në bordin e avionit kur u rrëzua kishte 21 pasagjerë, përfshirë anëtarët e ekuipazhit, tha ministri.
Ai ishte në vendin e aksidentit pasi avioni u rrëzua në Fushën e Naftës së Shtetit Uniteti menjëherë pas ngritjes.
Avioni po udhëtonte nga Shteti Uniteti për në kryeqytetin kombëtar Xhuba. Piloti dhe bashkëpiloti gjenden mes të vdekurve.
Sipas një dokumenti të siguruar nga Anadolu, pasagjerët ishin punonjës të kompanisë së naftës “Greater Pioneer Operating Company Ltd”.