Bota

Rrëzohet një avion i vogël në Brazil, humbin jetën 2 persona

Në avionin me kapacitet prej 7 personash, sipas vlerësimeve të para kanë humbur jetën 2 persona. Avioni është përplasur me disa automjete në rrugë

Sercan İrkin  | 07.02.2025 - Përdıtësım : 10.02.2025
Rrëzohet një avion i vogël në Brazil, humbin jetën 2 persona

Sao Paulo

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël në qytetin Sao Paulo të Brazilit, raporton Anadolu.

Avioni i nisur nga aeroporti "Campo de Marte", pas një kohe të shkurtër nga nisja ra në një rrugë në afërsi të qendrës së qytetit.

Në avionin me kapacitet prej 7 personash, sipas vlerësimeve të para kanë humbur jetën 2 persona. Avioni është përplasur me disa automjete në rrugë.

Ekipet zjarrëfikëse ndërhynë në vendngjarje me 5 automjete për shuarjen e zjarrit.

Shërbimi zjarrfikës tha se nuk ishte ende e qartë se sa persona ishin në avion dhe se gjasat që dikush të mbijetonte nga përplasja ishin të vogla.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın