Bota

Rrëzohet avioni ambulancë në Indi, humbin jetën 7 personat në bord

"Avioni u rrëzua menjëherë pas ngritjes në shtetin Jharkhand", tha Drejtoria e Aviacionit Civil të Indisë

Ahmad Adil  | 24.02.2026 - Përdıtësım : 24.02.2026
Rrëzohet avioni ambulancë në Indi, humbin jetën 7 personat në bord

New Delhi

Një avion ambulancë u rrëzua të hënën në shtetin lindor indian Jharkhand, ku si pasojë humbë jetën 7 personat në bord, përfshirë 2 anëtarë të ekuipazhit, transmeton Anadolu.

Avioni humbi komunikimin menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti i shtetit Ranchi, thuhet në një deklaratë nga Drejtoria e Aviacionit Civil të Indisë në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X.

Zyrtarët në Jharkhand thanë se rrëzimi ndodhi pranë Simaria-s në distriktin Chatra. Një zyrtar i policisë në Chatra tha për Anadolu se të 7 personat në bordin e avionit kanë humbur jetën.

Avioni kishte kërkuar një devijim për shkak të motit dhe komunikimit ndërsa kontakti me radarin humbi vetëm 23 minuta pas ngritjes.

Avioni u identifikua si një Beechcraft C90 i Redbird Airways Pvt Ltd. që po kryente evakuim mjekësor në kryeqytetin e Indisë, New Delhi.

Autoritetet kanë nisur një operacion për të gjetur avionin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın