Bota

Rifillojnë bisedimet mes SHBA-ve dhe talebanëve për paqe në Afganistan

Talebanët, të cilët janë një element i madh kërcënues për qeverinë e udhëhequr nga presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ende ruajnë dominimin e tyre në shumë pjesë të vendit

Serdar Bitmez, Hamdi Yıldız  | 08.12.2019 - Përdıtësım : 08.12.2019
Rifillojnë bisedimet mes SHBA-ve dhe talebanëve për paqe në Afganistan

Doha

Bisedimet mes SHBA-ve dhe talebanëve të cilat ishin ndërprerë para tre muajve rifilluan në kryeqytetin e Katarit, Doha, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Katarit (QNA), mes SHBA-ve dhe talebanëve po zhvillohen bisedime me qëllim për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Afganistan.

Më tej thuhet se roli i ndërmjetësimit është i madh dhe se për këtë janë shprehur falënderime ndaj Katarit.

Ndërkohë nuk janë dhënë informacione në lidhje me kohën e zgjatjes dhe përmbajtjen e bisedimeve.

- Procesi i paqes në Afganistan

Talebanët, të cilët janë një element i madh kërcënues për qeverinë e udhëhequr nga presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ende ruajnë dominimin e tyre në shumë pjesë të vendit.

Pavarësisht se qeveria në mënyrë të përsëritur është përpjekjur të fillojë bisedimet e paqes me talebanët në vitet e kaluara dhe të themelojë një Këshill Paqeje për këtë qëllim ende nuk ka rezultate.

Bisedimet e fundit mes SHBA-ve dhe talebanëve po zhvillohen nën premtimin e "tërheqjes së plotë të ushtarëve amerikanë nga vendi përkundër garancisë se territori i Afganistanit, kryesisht zonat nën kontrollin e talebanëve nuk do të bëhen zona të sigurta për organizatat terroriste".

Pasi talebanët morën përsipër përgjegjësinë për vrasjen e një ushtari amerikan si pasojë e një sulmi të armatosur në Kabul, presidenti amerikan Donald Trump më 7 shtator vendosi ndërprerjen e bisedimeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın