Riaktivizohet vullkani Marapi në Indonezi
- Që nga shpërthimi i parë më 3 dhjetor 2023, vullkani ka shpërthyer më shumë se 450 herë

Shkup
SHKUP (AA) - Vullkani Marapi, i vendosur në perëndim të ishullit Sumatra të Indonezisë, është riaktivizuar, raporton Anadolu.
Pas riaktivizimit, vullkani Merapi hodhi hi në qiell gjatë shpërthimeve.
Që nga shpërthimi i parë më 3 dhjetor 2023, vullkani ka shpërthyer më shumë se 450 herë dhe banorëve u ndalohet hyrja ose angazhimi në ndonjë aktivitet brenda një rrezeje prej 3 kilometrash nga qendra e shpërthimit.
Në Indonezi, e cila ndodhet në brezin e tërmeteve dhe vullkaneve të emërtuar si "Unaza e Zjarrtë e Paqësorit", janë aktivë rreth 130 vullkane.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.