Bota

"Rezistenca palestineze do të vazhdojë të jetojë përmes të rinjve"

Drejtuesja e delegacionit të studentëve palestinezë që mori pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Shkollave të Mesme Model të Organizatës së Bashkëpunimit Islam, tha se identiteti dhe rezistenca palestineze do të jetojnë përmes të rinjve

Ekrem Biçeroğlu  | 01.12.2025 - Përdıtësım : 01.12.2025
"Rezistenca palestineze do të vazhdojë të jetojë përmes të rinjve"

Istanbul

Semah Nasireddin, drejtuesja e delegacionit të studentëve palestinezë që mori pjesë në Samitin e 5-të Ndërkombëtar të Shkollave të Mesme Model të Organizatës së Bashkëpunimit Islam në Stamboll, tha se identiteti dhe rezistenca palestineze do të jetojnë përmes të rinjve.

Në një deklaratë për Anadolu, Nasireddin theksoi se ruajtja e identitetit dhe kulturës është thelbësore që kauza palestineze të vazhdojë nga brezat e rinj.

Lidhur me samitin, Nasireddin deklaroi se ai ofron një mundësi të rëndësishme për studentët palestinezë për të forcuar identitetin e tyre dhe për të rritur ndërgjegjësimin e tyre për kauzën palestineze.


- Identiteti palestinez dhe ndërgjegjësimi për kauzën midis të rinjve

Semah Nasireddin deklaroi se ruajtja e identitetit të të rinjve palestinezë është mënyra themelore për ta mbajtur gjallë kauzën.

"Nëse mund ta mbrojmë identitetin e të rinjve palestinezë në aspektin e gjuhës, fesë dhe kulturës, ne mund ta çojmë përpara kauzën", tha Nasireddin, duke shtuar se një ndjenjë e fortë identiteti do t'u mundësojë të rinjve të rindërtojnë veten.

Nasireddin theksoi se samiti i udhëhoqi të rinjtë në kuptimin e kulturës, trashëgimisë dhe fesë së tyre, dhe u ofroi studentëve palestinezë një mundësi për të forcuar identitetin e tyre. Ajo deklaroi se shumica e të rinjve nuk kanë njohuri të mjaftueshme rreth çështjes palestineze, dhe se samiti kompensoi këtë mangësi.

Duke theksuar dimensionin edukativ dhe ndërgjegjësues të samitit, Nasireddin tha: "Samiti jo vetëm që forcon kauzën e studentëve palestinezë, por gjithashtu rrit ndërgjegjësimin për kauzën palestineze midis të rinjve, shpresën e së ardhmes".


- E ardhmja e Palestinës dhe rëndësia e samitit

Nasireddin ka theksuar se pavarësisht se Palestina është nën pushtim për dekada, kauza palestineze mbetet e gjallë përmes të rinjve. "Palestina është vërtet e pavdekshme. Pavarësisht se është nën pushtim për 87 vjet, kauza nuk ka vdekur", tha ajo.

Ajo deklaroi se samiti rriti ndërgjegjësimin midis të rinjve se Palestina është shqetësimi i tyre kryesor dhe bashkoi të gjithë myslimanët.

"Kështu, të rinjtë pjesëmarrës nguliten me idenë se Palestina është shqetësimi i tyre kryesor; kjo në fund të fundit do të jetë një kauzë që na bashkon të gjithëve si myslimanë për një fitore të afërt, me vullnetin e Zotit", tha Semah Nasireddin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın