Bota

Reshjet e rrëmbyeshme sërish shkaktojnë përmbytje në Belgjikë

Qytetet si Namur dhe Dinant janë përballur me përmbytje të shtunën, pas katastrofës së javës së kaluar e cila la dhjetëra të vdekur

Ömer Tuğrul Çam   | 25.07.2021
Reshjet e rrëmbyeshme sërish shkaktojnë përmbytje në Belgjikë Foto: Dursun Aydemir / AA

Bruksel

Pas katastrofës së përmbytjes në Belgjikë javën e kaluar, qytetet si Namur dhe Dinant në juglindje të vendit përsëri u goditën nga përmbytjet, raporton Anadolu Agency (AA).

Reshjet e rrëmbyeshme sërish shkaktojnë përmbytje në Belgjikë

Pas katastrofës së përmbytjes në Belgjikë javën e kaluar, qytetet si Namur dhe Dinant në juglindje të vendit përsëri u goditën nga përmbytjet. Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut gjatë ditës së djeshme, përmbytje ndodhën në disa rrugë në qytetin Namur në mbrëmje. Shumë shtëpi dhe bodrume u përmbytën. ( Dursun Aydemir - Anadolu Agency )

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut gjatë ditës së djeshme, përmbytje ndodhën në disa rrugë në qytetin Namur në mbrëmje. Shumë shtëpi dhe bodrume u përmbytën.

Në pamjet e shpërndara nga banorët e rajonit në mediat sociale, shihej se si disa automjete zvarriteshin nga ujërat në Dinant.

Krahas bllokimit të disa rrugëve, shumë shtëpi u evakuuan për shkak të shembjes së një muri mbështetës.

Ende nuk ka informacione të detajuara në lidhje me dëmet dhe viktima të mundshme të shkaktuara nga përmbytja.

Kujtojmë se 37 persona humbën jetën nga përmbytjet që ndodhën në lindje të Belgjikës javën e kaluar, kur dhjetëra shtëpi u shembën dhe një numër i madh objektesh u bënë të papërdorshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın