Bota

Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje të rrugëve në Menlo Park të Kalifornisë

Shiu intensiv çoi në grumbullimin e ujit, duke përmbytur një rrugë në zonë dhe duke vështirësuar qarkullimin

Abdulbesar Ademi  | 25.12.2025 - Përdıtësım : 25.12.2025
Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje të rrugëve në Menlo Park të Kalifornisë Foto: Tayfun Coşkun / AA

Menlo Park

Reshjet e dendura të shiut ndikuan negativisht në jetën e përditshme në qytetin Menlo Park në shtetin amerikan të Kalifornisë, duke përmbytur rrugët pranë kampusit të kompanisë Meta, raporton Anadolu.

Shiu intensiv çoi në grumbullimin e ujit, duke përmbytur një rrugë në zonë dhe duke vështirësuar qarkullimin.

Pamjet me dron treguan rrugë të përmbytura, një pikë karburanti nën ujë dhe automjete që lëviznin me kujdes nëpër ujin e grumbulluar.

Autoritetet paralajmëruan drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes pas reshjeve, duke u bërë thirrje të jenë vigjilentë ndaj rreziqeve të mundshme të shkaktuara nga përmbytjet.

Nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.