Reshjet e dëborës në Kapadokya paraqesin skena përrallore midis oxhaqeve të zanave
"Kapadokya është shumë e bukur, na pëlqeu shumë këtu. Ka një pamje të mrekullueshme nën dëborë", tha turistja hungareze, Szimonetta Bukta
Nevsehir
Reshjet e dendura të dëborës në Kapadokya të Turqisë kanë mbuluar me të bardhë peizazhin e oxhaqeve të zanave dhe formacioneve natyrore shkëmbore, raporton Anadolu.
Reshjet e dëborës vazhdojnë me ndërprerje në Kapadokya, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Pas reshjeve të borës, skena përrallore u shfaqën midis oxhaqeve të zanave në luginat përreth rrethit Urgup të Nevsehirit si dhe qytetezave Goreme, Uçhisar, Ortahisar dhe fshatit Çavusin.
Disa turistë ushqyen zogj që përballen me vështirësi në gjetjen e ushqimit në Luginën e Pëllumbave për shkak të motit të ftohtë. Pëllumbat që fluturuan në shpatet e luginës i shtuan ngjyra peizazhit dimëror.
Vëmendje tërheq gjithashtu edhe pamja e qetë e luginave dhe oxhaqeve të zanave për shkak të motit të ftohtë dhe reshjeve të dëborës.
Turistja hungareze Szimonetta Bukta tha për gazetarin e AA se është hera e saj e parë që viziton Kapadokyan. "Kapadokya është shumë e bukur, na pëlqeu shumë këtu. Ka një pamje të mrekullueshme nën dëborë".
Ndërsa Zeteny Csoke tha se ata janë shumë të kënaqur me udhëtimin e tyre në Turqi dhe se ai e vlerëson strukturën historike të rajonit.
Sinem Bolukbas shprehu admirimin e saj për harmoninë midis mbulesës së bardhë të dëborës dhe oxhaqeve të zanave. "Meqenëse zakonisht vijmë në verë, nuk i kisha parë kurrë të mbuluar me dëborë më parë. Peizazhi i mbuluar me borë është shumë bukur", tha ajo.
