Republika e Afrikës Qendrore arrin marrëveshje me grupet e armatosura
Republika e Afrikës Qendrore dhe 14 grupe të armatosura të shtunën arritën një marrëveshje paqeje

Ankara
ANKARA (AA) – OKB ka bërë të ditur se Republika e Afrikës Qendrore (RAQ) dhe 14 grupe të armatosura të shtunën arritën një marrëveshje paqeje gjatë bisedimeve në kryeqytetin sudanez, Khartoum, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Afrika Qendrore @GouvCF dhe 14 grupe të armatosura arritën marrëveshje në bisedimet e paqes të Kharthoum. Takimi filloi më 24 janar me lehtësimin e @AU_Chergui dhe mbështetje e OKB-së," tha Misioni i Kombeve të Bashkuara në Republikën e Afrikës Qendrore (MINUSCA) në Twitter.
Pas arritjes së marrëveshjes së paqes, nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix shkroi: "Le të mobilizojmë për të mbështetur zbatimin e marrëveshjes së paqes."
RAQ është dëmtuar nga dhuna pasi që rebelët e Selekës u përzënë në vitin 2013 nga presidenti Francois Bozize.
Sipas OKB-së lufta e ashpër ka vazhduar mes Selekës muslimane dhe rebelëve të krishterë anti-Balaka, duke detyruar gati gjysmën e popullsisë së vendit të varet nga ndihma humanitare.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.