Bota

Reporterët pa Kufij thirrje OKB-së të veprojë për lirimin e ish-redaktorit të AA-së, të arrestuar në Egjipt

Grupi tha se egjiptiani Tevfik Ganim, ish-redaktor dhe korrespondent i Lindjes së Mesme për AA, u mor me forcë nga shtëpia e tij në fillim të 21 majit dhe u arrestua dhe u dërgua para një prokurori të sigurisë së shtetit pesë ditë më vonë

Alaattin Doğru  | 22.07.2021 - Përdıtësım : 23.07.2021
Reporterët pa Kufij thirrje OKB-së të veprojë për lirimin e ish-redaktorit të AA-së, të arrestuar në Egjipt

Paris

Reporterët pa Kufij (RSF) i bënë thirrje OKB-së të punojë për lirimin ish-redaktorit të Anadolu Agency Tevfik Ganim i cili është ndaluar në Egjipt për dy muajt e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, grupi tha se egjiptiani Tevfik Ganim, ish-redaktor dhe korrespondent i Lindjes së Mesme për AA, u mor me forcë nga shtëpia e tij në fillim të 21 majit dhe u arrestua dhe u dërgua para një prokurori të sigurisë së shtetit pesë ditë më vonë.

Burgimi i tij është rinovuar çdo 15 ditë që nga ajo kohë, tha grupi, duke kërkuar nga raportuesit specialë të OKB-së për lirinë e shprehjes, torturat, pavarësinë e gjykatësve dhe avokatëve dhe të drejtën për shëndetin, si dhe Grupin Punues të OKB-së për Arrestimet Arbitrare, për të bërë presion për lirimin e tij.

Grupi i bëri thirrje OKB-së që të marrë të gjitha masat e nevojshme kundrejt Egjiptit për të punuar për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Gamin-it, shtoi deklarata.

Natën e 20-21 majit, forcat e sigurisë bastisën shtëpinë e 65-vjeçarit Ganim pa qenë në gjendje të paraqesin urdhër arresti ose kërkimi, duke e vendosur ish-reporterin në paraburgim më 21 maj.

I mbajtur në një vend të panjohur deri në marrjen në pyetje në Zyrën e Prokurorit Suprem të Shtetit më 26 maj, Ganim u hetua për akuzën e anëtarësimit në grup terrorist.

Marrja në pyetje e tij u përqendrua në karrierën e Ganim-it si gazetar dhe punën e tij për AA sesa në akuzat, sipas prokurorëve.

Si pjesë e më shumë se 30 viteve të tij në gazetari, Ganim veproi si kreu i “Media International”, një kompani mediatike e cila nisi zhvillimin e botimeve digjitale dhe të gazetarisë në internet në botën arabe nga viti 1999 deri në vitin 2010.

Ai shërbeu si redaktor i lajmeve për Lindjen e Mesme në AA nga viti 2012 deri në pensionimin e tij në vitin 2015.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.