Bota

Regjimi i Assadit rrëmbeu 1.916 sirianë që janë kthyer në atdhe

SNHR shpalli raportin mbi numrin e refugjatëve sirianë në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2019, të cilët janë kthyer në atdhe, pas çka u përballën me arrestime dhe rrëmbime nga regjimi i Assadit

Eşref Musa, Adham Kako, Burak Karacaoğlu  | 15.08.2019 - Përdıtësım : 16.08.2019
Regjimi i Assadit rrëmbeu 1.916 sirianë që janë kthyer në atdhe

Idlib
Regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, gjatë pesë viteve të fundit ka rrëmbyer së paku 1.916 refugjatë sirianë të cilët janë kthyer në atdhe, lajmëroi Rrjeti sirian për të drejtat e njeriut (SNHR), transmeton Anadolu Agency (AA).

SNHR shpalli raportin mbi numrin e refugjatëve sirianë në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2019, të cilët janë kthyer në atdhe, pas çka u përballën me arrestime dhe rrëmbime nga regjimi i Assadit.

Siç theksohet, në mesin e 1.916 civilëve, aq sa janë rrëmbyer në pesë vitet e fundit, gjenden 219 fëmijë dhe 157 gra, ndërsa 15 civilë vdiqën si pasojë e torturave të ndryshme.

Po ashtu theksohet se prej gjithsej 1.916 civilëve të rrëmbyer, 1.132 me dhunë janë rekrutuar pasi janë liruar.

I panjohur është fati i së paku 638 civilëve të cilët kanë qëndruar në burgjet e regjimit.

“Regjimi sirian vazhdon të jetë një kërcënim serioz dhe barbar. Refugjatët sirianë në asnjë mënyrë nuk duhet të kthehen në vendin e tyre”, porositet në raportin e SNHR-së .



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın